Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë dhe përdorimin e saj për nevoja arsimore
në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies e të nxënit, rezulton më se e nevojshme që edhe
Kosova të fillojë të punojë në drejtim të zhvillimit të materialeve mësimore digjitale për të gjitha nivelet
dhe llojet e arsimit parauniversitar, në përputhje me kurrikulat shtetërore, programet lëndore dhe planet
mësimore. Këto materiale mësimore digjitale do të jenë materialet mësimore shumë-dimensionale, të
cilat në varësi dhe në përputhje me specifikat e lëndës mësimore, fushës kurrikulare, nivelit e klasës,
prmbajtjet do t’i ken n disa formate t ndryshme, prfshir pjest tekstuale dhe audio-vizuale të
niveleve të ndryshme (mësimi i individualizuar dhe i diferencuar), aparaturë didaktike interaktive,
laborator virtual, animacione, ushtrime e detyra shtëpie të niveleve të ndryshme (mësimi i individualizuar
dhe i diferencuar), si dhe lojëra edukative për nxënësit. Këto materiale do të ofrojnë mundësi vlerësimi
nga mësimdhënësit dhe mundësi vetë-vlerësimi për nxënësit, mundësi që mësimdhënësi të shtojë
materiale shtesë, mundësi lidhjeje me burime të ndryshme të platformave online, mundësi lidhjeje me
pajisjet teknologjike të mësimdhënësit dhe me pajisjet teknologjike të nxënësve në klasë e në shtëpi, etj..
Këto materiale mësimore do duhej të kalonin nëpër filtrat e vlerësimit të mekanizmave të ministrisë, në
mënyrë që të mund të përdoren në nivel vendi, si dhe pas blerjes do të jenë pronë publike. Këto materiale
në fund do të publikoheshin në një platformë, e cila duhet të jetë e integruar në platformën digjitale të
arsimit (të përfshirë në objektivin specifik 5.1), në të cilën kanë qasje të gjitha palët (nxënësit, prindërit,
mësimdhënësit). Këto materiale do të përmirësohen dhe përditësohen në mënyrë sistematike.
Këto materiale mësimore digjitale do të fillojnë të prodhohen për nivele të ndryshme të arsimit të
përgjithshëm parauniversitar (parashkollor, fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë – gjimnaze), për
arsim të mesëm profesional, për kategori të ndryshme të nxënësve me nevoja të veçanta, etj.. Gjithashtu,
këto materiale, përveç në gjuhën shqipe, do të jenë edhe në gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Prodhimit të këtyre materialeve msimore digjitale duhet t’i paraprijn nj varg aktivitetesh
parapërgatitore. MASHTI duhet ta rregullojë bazën ligjore në ligjin përkatës për tekste shkollore dhe
materiale mësimore (që është në proces të rishikimit), në mënyrë që në ligjin e ri të saktësohet forma,
përmbajtja, standardet dhe procedurat për përgatitjen dhe aprovimin e materialeve mësimore digjitale.
Roli i palëve të përfshira, obligimet e tyre, e drejta e përdorimit dhe qasja në këto materiale duhet të
rregullohen me akte përcjellëse nënligjore. Për të përcaktuar standardet për përgatitjen e materialeve
mësimore, formatin që duhet të kenë këto materiale, dhe për të siguruar cilësinë e tyre, MASHTI do të
hartojë një akt nënligjor, bazuar në përvojat më të mira nga vende të cilat kanë traditë dhe sistem cilësorë
për përgatitjen dhe përdorimin e materialeve mësimore digjitale. Zbatimi i plotë dhe i drejtë i këtij akti do
të mundësohet përmes udhëzuesve të ndryshëm për përgatitjen e materialeve mësimore digjitale. Veç
këtyre, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prgatitjes dhe publikimit t modeleve t ndryshme t
materialeve mësimore digjitale për nivele të caktuara si dhe për fusha dhe lëndë të ndryshme mësimore,
të cilat do të shërbejnë si shembuj dhe udhërrëfyes për formën, përmbajtjen dhe strukturën e mundshme
të materialeve mësimore digjitale për palët e ndryshme të interesuara për përgatitjen e tyre.